“Kur nuk e keni në qejf dikë, pa hezitim i pranoni lajmet e rreme në lidhje me ta, rrjedhimthi i përgojoni duke përhapur tek të tjerët të pavërtetat apo të pavërtetuarat rreth tyre. Krejt kjo në sajë të dëshirës suaj që ata të përjetojnë një lloj vuajtjeje. Por, kur e doni dikë dhe ju vjen ndonjë lajm i pakëndshëm rreth tyre, ju hezitoni, tregoheni të kujdesshëm dhe gjeni arsyetime për ta. Kurse standardi i drejtësisë tek Allahu është mënyra si e aplikoni ju drejtësinë tek ata që s'i keni në qejf.”

“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” [5:8]